
Avokatët e Johnny Depp i kanë kërkuar gjykatës që të lërë të paprekur vendimin - që detyron Heard të dëmshpërblejë Johnny Depp me 10 milionë dollarë - pasi avokatët e Heard kërkuan që vendimi të anulohej, duke përfshirë edhe arsyetimin se një anëtar jurie ishte zëvendësuar nga dikush tjetër.
Në dokumentet gjyqësore të paraqitura të hënën, avokatët e Depp kundërshtojnë argumentet nga ekipi i Heard se vendimi i jurisë ishte i pakuptimtë dhe i pabazuar. Ata thonë gjithashtu se ankesat e ekipit të Heard për identitetin e anëtarit të jurisë janë të parëndësishme.
Në dokumentet e dorëzuara të premten, ekipi ligjor i Heard tha se "faktet dhe informacionet e zbuluara rishtazi" në lidhje me një anëtar jurie, nënkuptonin se duhet të deklarohej një keqtrajtim. Avokatët thanë se një nga individët e thirrur fillimisht për të shërbyer në gjyq ishte zëvendësuar nga dikush tjetër (djali i tij 52-vjeçar).
Avokatët e Depp-it argumentojnë se nëse ekipi i Heard-it kishte shqetësime, ata duhet të kishin folur në atë kohë dhe shtuan gjithashtu se ishte tepër vonë për ekipin e Heard për të kundërshtuar vendimin mbi identitetin e anëtarit të jurisë.
Gjyqtarja Penney Azcarate ende nuk ka treguar nëse ajo ka në plan të mbajë një seancë dëgjimore për pretendimet për të anuluar vendimin.
Artikuj të rekomanduar:
- Avokatët e Amber Heard bëjnë thirrje për rigjykim: Çfarë pretendojnë ata?
- Amber Heard thotë se pavarësisht të gjithave, 'e do akoma' Johnny Depp
- Johnny Depp mund të padisë sërish Amber Heard pas intervistës së fundit
- Pas gjyqit, Amber Heard jep intervistën e parë
- Pas gjyqit, Johnny Depp vjen me një album të ri
- Camille Vasquez komenton (dhe kritikon) për herë të parë thashethemet për romancë me Johnny Depp
- Avokati i Johnny Depp tregon për reagimin e tij kur Amber Heard përmendi Kate Moss
- Super suksesi i radhës i Camille Vasquez, një mësim për punëdhënësit dhe punonjësit
- Amber Heard i përgjigjet mesazhit të Johnny Depp në TikTok
- Firmat ligjore në garë për të marrë në ekipin e tyre Camille Vasquez, avokaten e Johnny Depp
- Fansat thonë se Disney duhet t'i kërkojë falje Johnny Depp