Celebrity

Pas ‘dramës’, Doja Cat humbet 200k ndjekës dhe ylli i ‘Stranger Things’ fiton thuajse 1 milion

Shkruar nga Anabel

13 Korrik 2022

Pas ‘dramës’, Doja Cat humbet 200k ndjekës dhe ylli i
Photo Credit: Unilad

Njerëzit kanë filluar t’i bëjnë “unfollow” Doja Cat në Instagram dhe të ndjekin aktorin Noah Schnapp, pas gjithë çfarë ndodhi mes tyre online.

Në rast se e keni humbur, dyshja ka qenë në titujt kryesorë që nga java e kaluar pasi Doja ra në kontakt me yllin e “Stranger Things” për ta pyetur se si të futej në Direct Message të Joseph Quinn, i cili luan Eddie Munson në serialin e Netflix.

Pas ‘dramës’, Doja Cat humbet 200k ndjekës dhe ylli i
Doja Cat dëshironte të kishte kontakt me Eddie Munson, aktor në “Stranger Things”. Photo Credit: Netflix

Ndonëse 17-vjeçari ishte i lumtur të ndihmonte këngëtaren, ai postoi gjithashtu një foto të bisedës së tyre private në TikTok, e quajtur “Doja e etur”. Videoja tashmë është fshirë.

Edhe pse këngëtarja - emri i vërtetë i së cilës është Amala Ratna Zandile Dlamini - ka qenë mjaft e hapur për admirimin e saj ndaj Quinn, ajo nuk ishte shumë e kënaqur me aktorin e Will Byers që ndau mesazhet e tyre private.

Pas ‘dramës’, Doja Cat humbet 200k ndjekës dhe ylli i
Noah Schnapp portretizon Will Byers në “Stranger Things”. Photo Credit: Netflix

Në një dalje “live” në TikTok, ajo tha se ndërsa shpreson se njerëzit mund të jenë “të qetë për këtë” pasi ai është thjesht “fëmijë”, ajo krahasoi veprimet me ato të një “gjarpri”, së bashku me fjalë të tjera të pakëndshme.

Ndërsa shumë njerëz pajtohen me Doja dhe mendojnë se Schnapp nuk duhet ta kishte ndarë kurrë shkëmbimin e tyre privat në internet, të tjerë kritikuan mënyrën se si ajo e trajtoi situatën – dhe statistikat e tyre në mediat sociale duket se po e pasqyrojnë gjithë këtë.

Siç tregohet nga Social Blade, i cili gjurmon statistikat dhe analitikën e mediave sociale, numri i ndjekësve të yllit të “Stranger Things” në Instagram u rrit nga 24.25 milionë të mërkurën, 7 korrik, në 25.17 milionë që nga dje.

Doja, nga ana tjetër, ra nga 24.34 milionë në 24.14 milionë gjatë të njëjtës periudhë kohore, duke humbur pak më shumë se 200 mijë ndjekës.

Në live-n e saj në TikTok, këngëtarja tha se i dukej si “një lojë e çuditshme fuqie” dhe se ajo kishte folur tashmë me Schnapp për këtë.

Shumë fansa janë të zhgënjyer nga ideja që këngëtarja “po merret kaq shumë me një adoleshent”.

Disa nga komentuesit shkruanin:

“Po zemërohesh me një fëmijë?”, “Nuk ishte kaq e thellë sa po e bën. Ishte thjesht shaka” etj.

Shënim: Anabel.al tashmë edhe në aplikacion – për ta shkarkuar klikoni këtu për iOS dhe këtu për Android.

Burimi: Unilad