Celebrity

Prit, çfarëëë? Khloé dhe Tristan, në pritje të fëmijës së dytë së bashku

Shkruar nga Anabel

14 Korrik 2022

Prit, çfarëëë? Khloé dhe Tristan, në pritje

Khloé Kardashian dhe Tristan Thompson, pavarësisht marrëdhënies së tyre shumëëë të ngatërruar, së shpejti do të bëhen prindër të fëmijës së dytë së bashku, përmes surrogacisë.

Duke iu referuar vajzës 4-vjeçare të ish-çiftit, një përfaqësues i Kardashian tha të mërkurën se "True do të ketë një vëlla ose motër.”

“Khloé është jashtëzakonisht mirënjohëse për nënën surrogate për këtë bekim kaq të bukur. Ne dëshirojmë të kërkojmë privatësi në mënyrë që Khloé të mund të përqendrohet te familja e saj.”

Khloé dhe Tristan nuk janë më në një lidhje romantike dhe nuk kanë folur që nga dhjetori 2021 "jashtë çështjeve të bashkëprindërimit", raportoi People.

Thompson i kërkoi falje Khloé-s në janar pasi ai bëri një test të atësisë që zbuloi se ishte bërë baba dhjetorin e kaluar. Asokohe, ai ishte ende në një lidhje me Khloe-n.

Ata u lidhën në vitin 2016 dhe sollën në jetë vajzën e tyre të parë, True, në prill 2018. Në vitin 2019, u përfol se Thompson pati një raport me ish-shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods. Çifti më pas u nda në qershor 2021 pas një raportimi se Thompson u pa duke hyrë në një dhomë gjumi me tre gra në një festë në një rezidencë në Los Angeles.

Foshnja do të jetë fëmija i katërt i Thompson dhe i dyti për Kardashian.

Shënim: Anabel.al tashmë edhe në aplikacion – për ta shkarkuar klikoni këtu për iOS dhe këtu për Android.