TV Mania

Përlotet për Beatrix! Albërije Hadërgjonaj: ‘Të gjithë kanë përfituar nga kjo’

Shkruar nga Anabel

14 Korrik 2022

Përlotet për Beatrix! Albërije Hadërgjonaj: ‘Të

Albërije Hadërgjonaj e kishte të pamundur t’i mbante lotët teksa fliste për mbesën, Beatrix Ramosaj. Në një bisedë me “Goca dhe Gra” në Top Channel, këngëtarja foli në lidhje me rrugëtimin e Beatrix në “Big Brother VIP” si edhe projektet muzikore.

“Beatrix është një vajzë që të gjithë e kanë parë sa e butë, sa e çiltër dhe sa naive është, por në të njëjtën kohë ka një karakter shumë të fortë nga babai i ndjerë, sa ti çuditesh,” tha Albërija. Ajo shtoi se ‘Beatrix, përveçse është shumë e brishtë, është një vajzë pa eksperienca”, mirëpo “njerëzit rriten nga eksperiencat në jetë.”

“Më ka lënduar shumë, sepse nuk e ka merituar sepse është vërtet një vajzë që çdo nënë do ta donte,” tha ajo.

Hadërgjonaj tregoi se ajo dhe Beatrix po punojnë për një album. “Unë dua të sjell gjithë çfarë ka kaluar në etapa Beatrix sepse është momenti i saj sepse kanë përfituar të gjithë nga gjithë kjo. Unë mendoj, se dua ta mbyll këtë temë, si teze dhe si artiste në radhë të parë, mendoj se historia e ‘Big brother’ u bë një gurgule e madhe, jashtë kontrollit.”

Këngët janë gati dhe do të sjellin edhe një version të ri të këngës së njohur të Albërijes në Festivalin e 36-të të Këngës, "Lozonjare".

Shënim: Anabel.al tashmë edhe në aplikacion – për ta shkarkuar klikoni këtu për iOS dhe këtu për Android.