Celebrity

Pete Davidson dhe planet për t’u bërë baba: ‘Kjo është ajo për të cilën po përgatitem tani’

Shkruar nga Anabel

14 Korrik 2022

Pete Davidson dhe planet për t’u bërë baba: ‘Kjo
Photo Credits: Marca

Roli i ëndrrave të Pete Davidson? Të qenit baba.

Në një filmim promo për “Hart to Heart”, një program-podcast i organizuar nga komediani Kevin Hart që do të shfaqet premierë të premten, më 15 korrik, Davidson diskutoi rreth idesë për t’u bërë baba.

Klipi fillon me humoristin 28-vjeçar që flet për fëmijërinë e tij pas vdekjes së të atit, një zjarrfikës që vdiq më 11 shtator 2001.

“Babai vdiq herët. Mamaja beqare. Motra e re”, tha ish-ylli i Saturday Night Live. “Unë thjesht nuk e përballova mirë. Ishte si një makth.”

Megjithëse rritja ishte e vështirë, Davidson thotë se familja e mbështeti karrierën e tij në stand-up komedi.

Davidson, i cili është në lidhje me Kim Kardashian që nga vjeshta e vitit 2021, tha edhe:

“Gjëja ime më e preferuar, të cilën ende nuk e kam arritur – është që dua të kem një fëmijë. Kjo është, si, ëndrra ime. Do të ishte shumë argëtuese. Jam shumë i emocionuar për atë kapitull. Është diçka për të cilën unë jam duke u përgatitur tani, thjesht duke u përpjekur të jem një tip i mirë dhe të zhvillohem dhe të përmirësohem, kështu që kur kjo të ndodhë, të jetë e gjitha më e lehtë.”

Shihni klipin e plotë më poshtë:

Artikuj të rekomanduar:

Burimi: Glamour