Showbiz dhe TV

2 emra shumë të këndshëm dhe të veçantë që mund të kishte djali i Dojna Memës dhe Vlashent Satës!

Shkruar nga Anabel

15 Korrik 2022

2 emra shumë të këndshëm dhe të veçantë
Photo Credits: @dojnamema / Instagram

Të ftuar në "Më lër të flas", Dojna dhe Vlashenti folën për shumë gjëra, por sigurisht - më shumë  se për çdo gjë, folën për bebushin që do të vijë në jetë.

Ndër të tjera, ata thanë dy prej emrave alternativë që bebi mund të kishte.

Dojna propozoi emrin Zahir, edhe pse tha se mori reagime jo shumë miratuese nga njerëzit përreth. 

Zahir është emër me origjinë arabe dhe përkthehet si "manifestim". Përmes besimeve dhe mësimeve islame, Zahiri i referohet "botës së jashtme ku banojnë trupat".

Megjithatë ky emër dukej se ishte jashtë liste. 

Një opsion tjetër?

Sugjerimi i Vlashentit ishte "Kiart" ose "Kjart" - si mbiemri në gegërisht, i qartë - i kjartë. Interesante, por prapë nga reagimi i çiftit, dukej se as ky nuk do ishte emri i djalit.

Donaldi, nga ana tjetër, propozoi emrin "Kohan", që sipas tij është emër me origjinë ilire. 

Në mars të 2022-shit, Dojna Mema njoftoi shtatzëninë përmes një videoje në Instagram. Tani, ajo është në fund të muajit të shtatë dhe në pritje të një djali.

Pak muaj më parë, moderatorja i tha "PO" këngëtarit, teksa ky i fundit i propozoi për martesë gjatë një udhëtimi në Barcelonë.