Celebrity

Beyonce është zyrtarisht në TikTok dhe videoja e parë është një ~surprizë~ e këndshme për fansat!

Shkruar nga Anabel

16 Korrik 2022

Beyonce është zyrtarisht në TikTok dhe videoja e parë
Photo Credits: Getty Images

Nuk janë bërë ende 2 ditë të plota që kur Beyonce vendosi të hapë llogarinë e saj personale në TikTok dhe këngëtarja ka thuajse 4 milionë ndjekës që tani.

Videoja e saj e parë? Nuk është Beyonce duke kënduar, nuk është një rutinë kërcimi, kujdesi ndaj lëkurës, ushtrime në palestër apo diçka e ngjashme.

Videoja e parë është thjesht një bashkim i disa prej TikTokers që kanë përdorur këngën e saj të re "Break My Soul" në videot e tyre, duke e bërë atë virale. 

"Faleminderit shumë të gjithëve për dashurinë që i keni dhënë 'Break My Soul'", shkroi ajo.

Sigurisht, TikTok-u i këngëtares nuk është hapur vetëm me qëllimin për "të falenderuar fansat". Në 29 korrik, Beyonce do të publikojë albumin "Renaissance" - dhe TikTok është një platformë e mirë dhe e lehtë promovimi, veçanërisht për këngë!