Le të kthehemi pak në fëmijëri dhe në epokën pa iPad dhe pa iPhone dhe të rikujtojmë ca nga momentet që e bënin brezin tonë të shkrihej nga lumturia:
1. Të gjithë duke parë SmackDown!
Askush nuk mund ta harrojë si mblidheshim të gjithë para televizorit dhe shihnim “keçin”. Momentet si: maska e Rey Mysterio-s, vdekja e Eddy Guerrero-s, apo dorëheqja e The Undertaker jetojnë falas në kokën time. Ah, edhe prezantimi i John Cena si “ky shqiptar nga Lushnja”.
2. Sandokan
Nuk e dimë nëse e lexove thjesht “Sandokan”, apo të erdhi në kokë edhe kënga “Saaandokaaaan, Saaandokaaan, ta ra na na”.
3. Kur u siguronim ushqim koteleve/këlyshëve të lagjes
Të gjithë kishin emra, të gjithë donim t’i merrnim në shtëpi, për asnjë nuk na linte mami.
4. Koha e shpenzuar në shtëpi: 8 orë e 20 minuta
8 orë gjumë, 20 minuta, rutina e mëngjesit dhe më pas, vetëm jashtë.
5. Bukë e thekur me vaj ulliri, kripë dhe rigon
Ndonjëherë, na ndodh që ta rikujtojmë shijen edhe kur jemi duke drekuar apo darkuar në një restorant.
6. Gëzimi i papërshkrueshëm i rrobave/atleteve të reja
Detaje të vogla, kaq të rëndësishme.
7. Hyrjet dhe daljet
Të gjithë e kishim një shok/shoqe që vinte pa lajmëruar, orar pa orar dhe të gjithë e mirëprisnim.
8. Një top, 1001 lojëra
Lumturi ishte kur mblidhnim lekë dhe blinim një top, të cilin e përdornim për volejboll, futboll, basketball, topa djegësi, pasa, e shumë lojëra të tjera.
9. Të gjithë e dinim një këngë italisht, edhe pse nuk dinim italisht
Zakonisht, kënga e “Dragonball”.
10. Pa gjumë nga emocionet
Kur na premtonin prindërit që do na çonin në plazh dhe ashtu si pa kuptuar, agonte dita dhe ne thjesht nuk kishim vënë gjumë në sy nga lumturia.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.