TV Mania

Ori dhe Isli largohen nga ‘Wake up’?

Shkruar nga Anabel

19 Korrik 2022

Ori dhe Isli largohen nga ‘Wake up’?

Ori Nebijaj dhe Isli Islami përfliten se nuk do të jenë më moderatorë të programit të mëngjesit në Top Channel, “Wake up”. Pas kaq shumë kohësh, dyshja e njohur televizive thuhet se do të merren me projekte të tjera.

Sipas Kryefjala.com, Ori Nebijaj do të prezantojë “Për’Puthen” (kujtojmë se Bora Zemani do të largohet për të prezantuar “Dancing with the stars”), ndërsa Isli do të jetë pjesë e “Dancing with the stars”, por është e paqartë nëse do të jetë pjesëmarrës si konkurrent, apo si prezantues në “Gold Room” (dhoma ku qëndrojnë konkurrentët).

Anabel u përpoq të kontaktonte me Orin dhe Islin, por nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës sonë për koment.