Celebrity

Pse njerëzit janë fiksuar pas videos virale të Drew Barrymore?!

Shkruar nga Anabel

19 Korrik 2022

Pse njerëzit janë fiksuar pas videos virale të Drew Barrymore?!
Photo Credits: Arturo Holmes

Drew Barrymore nuk mund të ishte Peshqit më shumë se kaq. Një video e aktores është bërë virale, për shkak të një shëtitjeje të shkurtër, por plot pasion, në shi.

Ylli i “Charlie’s Angels” bëri një video-selfie duke qeshur, ndërsa ishte jashtë duke parë qiellin. Në një moment ajo heq syzet dhe tund kokën me kënaqësi.

Në videon e postuar në TikTok, ajo shtoi:

“Sa herë që mundeni, dilni në shi. Mos e humbni mundësinë!”

Shihni videon këtu.

Gjatë fundjavës, energjia pozitive e aktores fiksoi dhe Twitter-in, aq sa emri i saj u bë #trending, në platformë.

Çuditërisht, kjo nuk është hera e parë që Barrymore poston një video ku tregon se sa shumë i pëlqen të ecë në shi. Në maj, ajo ndau një video të saj duke u lagur, por duke qëndruar brenda.

 “Nëse bie shi kudo që jeni, thjesht dilni në shi”, shkroi ajo përsëri.

Sipas Healthline, truri ynë e përpunon shiun si një zhurmë qetësuese, jo kërcënuese. Kjo është edhe arsyeja pse shumë relaksim apo meditim shfaqin tingujt e shiut, madje edhe pamje të një vendi me shi.

Thënë këto, mos e harroni këshillën e Barrymore!

Burimi: Glamour