Pavarësisht nëse jeni pa energji elektrike, ndodheni në një dhomë pa kondicioner ose duke u përpjekur të kurseni para, ka mënyra për t'u ndjerë disi më freskët pa ftohje artificiale.
Trupi nuk duhet të jetë shumë i nxehtë për një kohë të gjatë, pasi nxehtësia e tepërt mund të dëmtojë trurin dhe organet e tjera, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit në SHBA. Djersitja është sistemi natyror i ftohjes së trupit, por kur kjo nuk mjafton. Prandaj lexoni në vijim disa këshilla të vlefshme:
Hidratohuni
Kur jeni të nxehtë dhe të skuqur, hidratimi është hapi i parë dhe kryesor për t'u freskuar.
Bëni dush me ujë të ftohtë
Një dush i ftohtë ndihmon në ftohjen e trupit duke ulur temperaturën. Për një ndjesi më të freskët, provoni sapun ose shampo me mente – mentoli në vajin e mentes aktivizon receptorët që i tregojnë trupit se diçka që po hani ose ndjeni është e ftohtë.
Vendosni kompresa të ftohta në qafë ose kyçet e duarve
Këto pika pulsi janë zona ku enët e gjakut janë afër lëkurës, kështu që ju do të ftoheni më shpejt.
Përdorni freskuese
Vendosni freskuesen të drejtuar nga dritarja e dhomave për të nxjerrë ajrin e nxehtë.
Mbyllni perdet dhe grilat
Nëse keni dritare ku bie dielli, mbyllni perdet ose grilat për të mos lejuar nxehtësinë.
Flini me materiale të përshtatshme
Pambuku është një nga materialet më të mira për t’ju mbajtur freskët.
Mbyllni dyert e dhomave të papërdorura
Nëse askush nuk po përdor një dhomë që nuk ka ajrim ose ajër të freskët, mbyllni derën në atë zonë për të mbajtur ajrin e freskët të kufizuar vetëm në disa zona të shtëpisë.
Shmangni përdorimin e sobës/furrës
E gjithë nxehtësia jo vetëm që do i japë një ndjesi lodhjeje personit që gatuan në familje, por do rrisë dhe temperaturën e gjithë shtëpisë. Kërkoni për receta verore, të thjeshta dhe pa shumë mundim. Nëse keni një shtëpi me oborr, apo ballkon të madh, provoni të gatuani diçka në zgarë duke krijuar kështu edhe një barbeque në shtëpi.
Rrethohuni nga bimët
Nëse keni një hapësirë të vogël të lirë, tarracë, ballkon apo kopësht, sidomos në pjesën e shtëpisë që është më e ekspozuar ndaj diellit, plotësojeni atë me bimë. Ato do të shërbejnë si mburojë ndaj ngrohjes.
Burimet: CNN, Frugal Living NW