
Që Brad Pitt i shkon gjithçka e dimë, por s’e kishim menduar që do t’i shkonte edhe ky kombinim. Aktori i famshëm u shfaq në Berlin, për premierën e filmit të ardhshëm, “Bullet Train” me një fund të gjatë ngjyrë kafe, xhaketë në të njëjtën ngjyrë dhe këmishë lino ngjyrë uthulle. Veshja u kompletua me kambale të zeza, varëse dhe syze të errëta.

Nga kambalet, “nxorrën kryet” edhe tatuazhet e tij të veçanta.

“Bullet Train” është një film aksion-komedi, me regji të David Leitch, i bazuar në novelën japoneze të K?tar? Isaka, i publikuar në anglisht me të njëjtin titull. Pitt luan rolin e një vrasësi, të cilin le të themi që fati nuk e ka shumë qejf. Gjithsesi, ne e kemi qejf për stilin e tij unik.
Artikuj të sugjeruar: