TV Mania

Pas 6 vitesh, Noizy i kthehet sherrit me Ledion Liçon: 'Në nerva e sipër s'kontrollova veten'

Shkruar nga Anabel

20 Korrik 2022

Pas 6 vitesh, Noizy i kthehet sherrit me Ledion Liçon: 'Në

U deshën të kalonin 6 vite që Noizy të shfaqej sërish në ambientet e Top Albania Radio, për të dhënë një intervistë ekskluzive mëngjesin e sotëm në "Wake Up". 

Për ju që s'i mbani mend gjatë "sherret e showbiz-it", ju kujtojmë se dikur, gjatë kohës së Top Awards mes reperit dhe moderatorit të programit Ledion Liço ndodhi një zënkë që përfundoi me komente dhe deklarata të forta publike. Sidoqoftë, duket se e shkuara është hedhur pas krahëve dhe mes djemve nuk ka më inate. 

"Të gjithë e dinë që Top Channel është nëna e shumë artistëve, skena e parë që kam shkelur ka qenë në Top Fest. Nuk do të merrem kush e ka fajin më, dua të hapim një epokë të re. Mund të kishte ndodhur dhe më shpejt ky pajtim, po angazhimi i tepërt nuk më ka dhënë kohë as të reflektoj, udhëtimet e shpeshta jashtë. Mund të jem tre ditë në Shqipëri dhe më pas jam me koncerte jashtë shtetit. Nuk kam pasur mundësi të flas me Ledionin, e kam menduar, nuk kam qenë asnjëherë kundër të pajtoheshim. Mund të ishte pak më personale sesa të shkoja deri tek familja, por në nerva e sipër nuk e kontrollova dot veten. Gjithsesi, siç e thashë edhe më parë faji mbetet jetim dhe nuk po i kthehemi edhe njëherë se i kujt ishte faji apo kush e nisi."- u shpreh Noizy.

Asokohe, në 2016-ën, Noizy u largua papritur nga Top Awards pasi një batute të Ledionit i cili tha në shaka e sipër se ‘Noizy shet mend me Ferrari-n e shokut’. Kaq e desh që reperi fillimisht të linte skenën dhe më vonë të reagonte përmes një postimi në Instagram duke sulmuar moderatorin, por siç vetë Noizy thotë, ka qenë deklaratë e dhënë "në inat e sipër".