Ndarja është proces jetësor, të cilin mund ta kalosh vetëm, ose me njerëzit e afërm. Por, çuditërisht, edhe pse dhimbjen e ndien ti, sërish kjo nuk i ndal të tjerët të fusin hundët në jetën tënde private dhe të të kërkojnë llogari. Herë tjetër, kur të të pyesin nëse je ndarë, përgjigju kështu:
1. Herën e fundit që kontrollova, kuptova se nuk është puna jote
Më në fund, ai/ajo do e kuptojë që nuk ka ç'i duhet.
2. Nëse të përgjigjem, ç'vlerë i shtoj jetës tënde?
Jo, e kam seriozisht domethënë...
3. Nuk dua të flas për këtë
Lëri të përpëliten në dilemë.
4. Merre vesh dhe më thuaj edhe mua
Bëja të qartë që merret me thashetheme.
5. Nëse do të doja ta ndaja me ty, do të ta thoja
Me pak fjalë, mbaj vendin tënd.
6. Nuk dua që jeta ime private të diskutohet
E di që po ta thashë ty, ia kam thënë gjithë shqiptarëve në diasporë e më gjerë.