Supermodelja Linda Evangelista i është rikthyer modelingut, duke treguar se është “mirënjohëse” që është rikthyer para kamerës për herë të parë që kur një procedurë kozmetike e la atë “të shpërfytyruar brutalisht”.
Në rrjetet sociale, 57-vjeçarja publikoi një foto të saj në fushatën më të fundit të Fendit me mbishkrimin: "Më 9 shtator 2022, Fendi do të organizojë një shfaqje të veçantë të modës në New York City për të festuar 25 vjetorin e #FendiBaguette, e dizenjuar nga Silvia Venturini Fendi.”
Në foto, Linda pozon me disa kapele dhe çanta Fendi dhe duket se ka rifituar besimin e saj si supermodele – diçka të cilën më parë ajo më parë pranoi se e kishte humbur pasi një procedurë kozmetike shkoi keq.
View this post on Instagram
Në shkurt të vitit 2021, modelja kanadeze rrëfeu se ajo kishte kryer "dy operacione të dhimbshme, të pasuksesshme, korrigjuese" pasi procedura e dobësimit - e njohur edhe si konturimi i trupit - kishte pasur efektin e kundërt.
"Për ndjekësit e mi që kanë pyetur veten pse unë nuk kam punuar ndërsa kolegët e mi lulëzojnë, arsyeja është se unë u shpërfytyrova brutalisht nga [një procedurë] e cila bëri të kundërtën e asaj që premtoi", shpjegoi ajo. Ajo tha se efekti anësor që përjetoi, "jo vetëm që i shkatërroi jetesën, por e çoi dhe në një fazë të thellë depresioni dhe trishtimi", proces gjatë të cilit ajo ka përfunduar e vetmuar.
Procedura jo-kirurgjikale, e cila është rritur në popullaritet vitet e fundit, përdor temperaturat e ftohta për të zvogëluar depozitat e yndyrës në zona të caktuara të trupit.
Duke përshkruar "efektin anësor shumë të rrallë, por serioz" që ajo kishte përjetuar, Evangelista tha se "qelizat yndyrore në vendin e trajtimit, po rriteshin duke çuar në efekt të kundërt".