“Çfarë është diçka që njerëzit e bëjnë shpesh dhe perceptohet si normale, por, sipas jush, është e çuditshme?” ishte pyetja drejtuar ndjekësve tanë në Instagram. Ja disa veprime të cilat sipas tyre nuk janë aspak normale.
1. Festat për zbulimin e gjinisë së bebit.
2. Të paturit rrjete sociale të përbashkëta me partnerin/en, a thua se është aplikacion me pagesë.
3. T’i hapësh rrjet social fëmijës/foshnjës.
4. T’i hapësh llogari në Instagram qenit ose maces.
5. Më duket e çuditshme kur postojnë se çfarë ndjejnë për dikë që ka vdekur. Hidhërimi është një ndjesi shumë personale dhe një gjë e tillë për mendimin tim nuk postohet.
6. Fillimi i shkollës në moshën 5-vjeçare.
7. Kur nxjerrin kombinimin e veshjeve që kanë bërë. Kujt i intereson?
8. Të postosh foto të ushqimeve.
9. Të postosh bebin dhe t’i mbulosh fytyrën me emoji. Ose postoje, ose mos e posto fare.
10. Ditëlindjet super madhështore për 1-vjetorin e bebit.
11. T’u urosh ditëlindjen në rrjete sociale personave që nuk kanë rrjete sociale.
12. Pyetja që bëjnë nëpër emisione: “Kur ishte hera e fundit që ke bërë seks?”
13. Të postosh selfie me këngë në sfond.
14. T’i vendosësh biznesit emrin e fëmijës.
15. T’i vendosësh fëmijës emrin e dikujt që nuk jeton më.
Artikuj të rekomanduar:
- 10+ shqiptarë tregojnë për gjërat më të sikletshme që kanë parë në telefonin e dikujt
- Telepati? Fantazma? Rastësi? Disa shqiptarë tregojnë histori të çuditshme, por të vërteta
- Nuk do t’i besoni dot këto 25 arsye *të çuditshme* pse disa shqiptarë i dhanë fund shoqërisë me dikë
- 12 çuna shqiptarë tregojnë për gjestet e vogla që bëjnë gocat dhe ata i adhurojnë
- ‘Komplimenti më i bukur që të kanë bërë?’ Ja si u përgjigjën ndjekësit tanë
- 45+ shqiptarë tregojnë për kombinime të çuditshme ushqimesh
- Disa parukiere shqiptare tregojnë 8 veprime acaruese që bëjnë klientët
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.