Fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP” që do të zhvillohet në Kosovë do të dalë nga shtëpia e famshme me një çek prej 200,000 euro.
Lajmin e zbuloi moderatori Alaudin Hamiti. Duket se loja ka nisur fuqishëm me këtë çmim. “Ky çmim nxit të futen edhe VIP-a më të njohur,” shkruan dikush në rrjete sociale. “Unë duhet të punoj shumë vjet për këtë shifër. Diçka kam bërë gabim në jetë,” thotë një tjetër.
Në krahasim me “Big Brother Albania”, çmimi i madh është dyfish më i lartë. Në edicionet e mëparshme, me konkurrentë jo të njohur, çmimet kanë qenë 50,000, 70,000, 75,000 dhe 100,000 euro. Kjo e fundit ishte edhe shifra e vendosur për fituesin e edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania”.
Reality show në Kosovë do të prezantohet nga Alaudin Hamiti. "Eshtë zyrtare. Me shumë kënaqësi konfirmoj se do të jem prezantuesi i BBVK në këtë super aventurë televizive që nis këtë vjeshtë në ArtMotion & Klan Kosova. Mezi po pres rrugëtimin tre mujor në ‘Big Brother Vip’ me synimin për të sjellë gjithmonë më të mirën në tregun mediatik kosovar,” shkroi Hamiti në fund të qershorit.