Selena Gomez paska pasur një lidhje sekrete, madje edhe qenka ndarë. Nga e morëm vesh ne? Nga postimi i saj i fundit në TikTok, ky Selena ishte duke bërë një tutorial makeup-i dhe fiks në këtë moment, gjyshja e saj ndërhyn dhe e pyet: "Pra, si i dhe fund me atë djalin?".
Gomez hezitoi pak dhe pastaj i tha se do t'ia tregonte pas 1 sekonde, sa të mbaronte tutorialin domethënë. Këngëtarja u sikletos dhe qeshi në mënyrë nervoze, para se të përfundonte videon.
@selenagomez #rarebeauty @Rare Beauty ? original sound - Selena Gomez
"Nuk kam fjalë", shkroi ajo në video..
Fansat menjëherë u vunë në lëvizje dhe e bombarduan me pyetje Selena-n dhe sigurisht, nuk morën asnjë përgjigje.
Faleminderit gjyshja e Selena-s! Faleminderit që je po aq kurioze sa ne!