
Nuk ka rëndësi nëse është aktorja e "Uncut Gems", muza e Josh Safdie apo ish-i i Kanye West, Julia Fox vijon të na çudisë me stilin e saj. Këtë herë, në temperaturat më të larta, Fox ka veshur një pallto. Në një video të postuar në TikTok, Julia shfaqet nën flakët e një zjarri, e veshur me një body, pallto dhe çizme lëkurë, teksa "luan" me një pishtar zjarri.
@juliafox Fun fact: my son was conceived on this roof top under a full moon and we came back and made it even more magic video @bendraghi ? original sound - Julia fox
Fakt interesant: "djali im u ngjiz në këtë çati nën një hënë të plotë dhe ne u kthyem dhe e bëmë videon edhe më magjike", - shkroi Fox në mbishkrimin e videos.
E mirënjohur për stilin e saj të guximshëm dhe veshjet prej lëkure, xhinset me bel të ulët, penelin e saj karakteristik dhe veçanërisht sepse blen ushqimet me të brendshme, Julia Fox vijon të jetojë në botën (dhe stinën) e saj.
Artikuj të sugjeruar: