Muzika

Britney Spears rikthehet në muzikë, me një super bashkëpunim

Shkruar nga Anabel

26 Korrik 2022

Britney Spears rikthehet në muzikë, me një super bashkëpunim
Matt Baron/ Shutterstock

"Oops, she did it again". Sipas burimeve të "Page Six", e shumëpritura ndodhi!

Britney, pas gjithë dramave me familjen, problemeve të shumta, por edhe ngjarjeve pozitive si martesa me shpirtin e saj binjak, si dhe shkëputja nga tutela e të atit, ka vendosur t'i rikthehet pasionit të saj dhe të vijë me një bashkëpunim me legjendarin Elton John.

Spears dhe John do të risjellin këngën ikonike nga repertori i Elton, "Tiny Dancer".

Burimet thanë se kënga do të miksohet. "Britney dhe Elton u takuan në një studio në "Beverly Hills", së bashku me producentin Andrew Watt", u shpreh burimi. Mesa duket, dyshja ka nisur punën dhe shumë shpejt do të kemi një duet prej tyre.

Ky është një hap shumë i madh për këngëtaren, e cila rishtazi ka fituar lirinë. Fansat mezi e presin rikthimin e saj dhe besojmë se do të jetë një rikthim mahnitës, siç i ka hije divës së hiteve.

Artikuj të sugjeruar: