Social Buzz

Barku i sheshtë ka sekretet e tij: Si të shpëtoni nga fryrja gjatë ditëve të plazhit

Shkruar nga Anabel

26 Korrik 2022

Barku i sheshtë ka sekretet e tij: Si të shpëtoni nga fryrja

Gjatë ditëve të plazhit, duam vetëm të mos kemi një bark të fryrë! Ajo ndjesia e barkut të sheshtë, (edhe kur barku s'është i tillë) është kaq çliruese vetëm kur NUK e kemi ja kuptojmë mirë rëndësinë. Po ç'mund të bëjmë kur pas një vakti ndihemi më të fryrë se kurrë dhe refuzojmë të bëjmë plazh siç e kishim parashikuar? 

1.Kini parasysh se duhet të hani ngadalë

Duke ngrënë ngadalë, nuk do të fusni aq shumë ajër në stomak dhe përtypja e mirë e ushqimeve do të bëjë që stomaku juaj të mos mbushet më shpejt se ç’duhet.

2.Kontrolloni porcionet

Përpiquni të hani porcione në madhësinë e grushtit të dorës suaj, në mënyrë që të mos tejkaloni masat.

3.Pini çaj menteje

Konsumimi i çajit të mentes relakson muskujt dhe përmirëson ndjeshëm sistemin tretës.

4.Konsumoni më shumë kos

Ushqimet e fermentuara janë ideale për të përmirësuar problemet e tretjes, duke rezultuar kështu edhe në një bark më të sheshtë.

5. Përpiquni të reduktoni stresin

Sipas disa studimeve të reja, kur jeni të stresuar, trupi juaj nuk i tret siç duhet ushqimet.

Çfarë ushqimesh NUK ju shkaktojnë fryrje?

Mos hiqni dorë nga majdanozi në pjatat tuaja

Kjo erëz, lehtësisht e gjendshme, bën mrekullira për shfryrjen; nxjerr jashtë trupit sasinë e tepërt të ujit.

Xhinxher

Ndër shumë përfitime të xhinxherit, mrekullira janë ato që bën për stomakun. Kjo rrënjë lehtëson çdo lloj çrregullimi të stomakut; nxjerr jashtë gazrat e tepërta, heq të përzierat dhe ndihmon tretjen.

Selinoja

Duke pasur shumë ujë në përbërje, selinoja bën efektin e kundërt, duke nxjerrë jashtë lëngjet e tepërta.

Bananja

Ndryshe nga ç’mund të mendohet, bananja e ndihmon nxjerrjen jashtë të lëngjeve të tepërta, me sasinë e lartë të potasiumit që përmban.

Ananasi

Ky frut tropikal, i pasur me enzimën bromelain, ndihmon në shpërbërjen e proteinave dhe thjeshton tretjen , duke parandaluar kështu fryrjen e barkut.

Burimi: Pop Sugar