Shëndeti

Kur vapa bëhet e padurueshme, përdor këtë truk viral nga TikTok-u

Shkruar nga Anabel

26 Korrik 2022

Kur vapa bëhet e padurueshme, përdor këtë truk viral nga

Ballkani po përjeton një valë të nxehti përvëlues dhe temperaturat kanë arritur në 40°C, duke na bërë të rrimë në shtëpi dhe të përqafojmë kondicionerin.

Por, fatmirësisht, rrjetet sociale janë të mbushura më informacion dhe Dr. Karan Raj ka ndarë me 4.9 milionë ndjekësit e tij këtë truk:

"Ja një truk i lezetshëm për të "gënjyer" trurin që të ulë temperaturën. Trupi ynë e rregullon temperaturën duke përdorur hipotalamusin - seksionin e trurit që ka formën e një kikiriku. Kjo pjesë e trurit vepron si termostat, duke ngritur apo ulur temperaturën, në varësi të faktorëve të ndryshëm, si temperatura e lëkurës", tha eksperti.

"Ka disa zona specifike në lëkurë që mund të ndikojnë te hipotalamusi, më shumë se të tjerat. Këto njihen si pika pulsuese dhe janë vende në të cilat enët e gjakut janë aq afër lëkurës sa mund t'i prekësh. Kur do të ulësh temperaturën e trupit, lag një prej këtyre zonave me ujë të ftohtë. Ky truk do ta bëjë trurin të ulë termostatin".

Cilat janë këto zona?

Kyçet e duarve

Damarët e qafës

Pjesa e tëmthave

Ndjekësit e provuan dhe e aprovuan këtë truk kaq të nevojshëm për ditët e nxehta.

Artikuj të sugjeruar: