Së fundmi Ermal Meta njoftoi se do të pezullonte datat e ardhshme të koncerteve për arsye shëndetësore. Meta publikoi disa foto në rrjete sociale ku shfaqej me sytë e enjtur dhe pjesë të ndryshme të kokës të fryra.
Fillimisht këngëtari tha se mendoi se bëhej fjalë për një alergji të thjeshtë, por jo. Situata dukej të ishte më e nderlikuar se aq, por në të njëjtën kohë jo aq serioze sa e bënë mediat gjatë orëve të fundit.
Nisur nga kjo këngëtarit iu desh të bënte një sqarim të dytë për të qartësuar gjendjen e tij.
"Teksa lexoj portale të ndryshme, duket sikur jam duke vdekur.-shkruan fituesi i Sanremos në Twitter. Qetësohuni njerëz. Do çlodhem dhe kortizonët do bëjnë punën e tyre. Shihemi pas ca ditësh."
Pra, asgjë për të përhapur panik, por gjithsesi meqë jemi këtu: Cilat janë disa nga shkaqet që mund të çojnë në një enjtje të tillë sysh?
1. Alergjia e syve- mund të jetë alergji sezonale ose që vjen si përgjigje e një ushqimi të caktuar, medikamenti, pickimi të ndonjë insekti, etj, etj.
2. Konjuntivi (syri rozë) është një lloj infeksioni që shndërron në rozë gjithë pjesën e bardhë të syrit dhe rrjedhimisht mbylljen e tij. Shumica e rasteve janë të lidhura me adenovirusin, i cili shkakton gjithashtu simptoma të të ftohtit dhe pneumoni.
3. Infeksion i shkaktuar nga herpesi. Kjo sjell dhimbje dhe acarim të sipërfaqes së syrit. Shoqërohet gjithashtu me lotim dhe enjtje të syrit.
4. Celuliti periorbital është një tjetër shkak që shkakton fryrjen e syve. Eshtë një infeksion bakterial i lëkurës.
5. Graves: është një çrregullim i sistemit imunitar që rezulton në mbiprodhimin e hormoneve tiroide (hipertiroidizëm). Kjo mund të çojë në sy të fryrë dhe të enjtur për shkak se një sëmundje e tillë prek muskujt dhe indet e syrit.
6. Blepharitis- një lloj inflamacioni që ndodh në folikulat e qerpikëve dhe në zonën e sipërme të tyre. Kjo shkakton skuqje, lëkurë të acaruar dhe fryrje.
Burimi: Adnkronos, Vision Center