
Fjala “toksik/e” është marketuar me ose pa dashje që të duket si diçka
“cool”, tipike e gjeneratës Z. Gjejeni çfarë? Në jetën e vërtetë, jo në
atë të TikTok, të jesh toksik nuk është dhe aq e këndshme. Nuk vuani
vetëm ju, por edhe personi që dashuroni ose që pretendoni se dashuroni.
Lexoni me vëmendje ç’thuhet më poshtë dhe pyesni veten, si dhe
partnerin/en se cila aplikohet për ju:
#1 – Merrni gjithnjë, por nuk jepni dhe jo, nuk e kemi fjalën për gjëra
materiale
Partneri juaj rregullisht bën gjithçka që të sigurohet se ju jeni mirë apo që t’ju
zbukurojë sadopak ditën. Ju nga ana tjetër? Rrallë i ofroni ndonjë gjë. Nga
këndvështrimi i një të huaji, marrëdhënia juaj është plotësisht e pabarabartë, me
përpjekjet që vijnë kryesisht nga ana e tyre dhe jo nga ana juaj.
#2 – Kur mërzitesh me diçka, zgjidhja jotë është heshtja dhe injorimi, jo
komunikimi
“Hakmarrja” juaj kur dikush ju mërzit është ta injoroni aq shumë, sa personi
në fjalë të fillojë të dyshojë mos është i padukshëm. Nëse bëni këtë në
vend të të komunikuarit, pa dyshim që e bëni ju toksike marrëdhënien.
#3 – Mbani pafundësisht mëri
Kur partneri ju mërzit, ai kërkon falje sinqerisht. Sidoqoftë, kjo nuk ju pengon
të mbani inat dhe të riktheni “gabimet” e tyre në të ardhmen sa herë që keni një
tjetër debat. Ua, sjellje toksike! Nëse nuk do ta falni vërtet partnerin tuaj kur
gjërat shkojnë keq, atëherë mund t'i jepni fund marrëdhënies që tani.
#4 – Ju mungon besimi pavarësisht se partneri juaj është plotësisht i
besueshëm
Nëse shpesh e akuzoni partnerin se nuk është besnik ose flirton me njerëz të
tjerë, edhe pse ata nuk kanë qenë kurrë gjë tjetër veçse besnikë dhe të
besueshëm, duhet ta trajtoni menjëherë këtë sjellje pasi është jashtëzakonisht
toksike. Të akuzosh dikë për diçka që nuk e ka bërë nuk është vetëm lënduese,
por gjithashtu ka të ngjarë ta shtyjë ta bëjë atë gjë në fund pasi tashmë mendon
se është fajtor për këtë.
#5 – Keni gjithmonë diçka për të kritikuar te partneri
Në shaka e sipër dhe ndonjëherë, edhe seriozisht, ju gjithmonë keni diçka
për t’i thënë atij/asaj. Të kesh gjithmonë diçka për të thënë për atë që veshin, atë që bëjnë, mënyrën se si flasin, miqtë e tyre ose çdo gjë tjetër në lidhje me
jetën e tyre, jo vetëm që është jashtëzakonisht mungesë respekti, por pas një
farë kohe, bëhet edhe e lodhshme. Pse je me këtë person nëse mendon kaq keq
për të?
#6 – Jeni xhelozë në ekstrem
Pak xhelozi është e ëmbël dhe madje e shëndetshme, sepse do të thotë që ju e
dini se jeni me fat që jeni me partnerin tuaj (dhe ata duhet të ndihen të njëjtën
mënyrë për ju). Megjithatë, ka një kufi se deri ku xhelozia është e
përshtatshme, dhe ky kufi, shpejt mund të kalojë dhe të bëhet toksik. Nëse
jeni aq xheloz saqë edhe miqtë dhe familja e partnerit tuaj po shqetësohen, e
dini se ka një problem serioz.
#7 – Doni të kontrolloni në çdo situatë
Një marrëdhënie është menduar të jetë një partneritet i të barabartëve. Kjo do të
thotë se kompromisi është thelbësor për të siguruar që nevojat e të dy njerëzve
janë përmbushur dhe se të dy njerëzit janë të kënaqur me mënyrën se si po
shkojnë gjërat. Nëse refuzoni të bëni kompromis dhe në vend të kësaj përpiqeni
të orkestroni dhe kontrolloni çdo situatë në mënyrë që të shkojë ashtu siç doni ju,
kjo është një sjellje toksike që duhet trajtuar.
9. Nuk kaloni dot as një minutë pa të
Nëse e keni të pamundur të kaloni kohë larg partnerit tuaj dhe prisni që ai të neglizhojë gjithçka tjetër për të qenë me ju, ky është një problem i madh.
20. Nuk merrni asnjëherë përgjegjësi për gabimet tuaja
Pra, ju po thoni që gjatë lidhjes nuk keni gabuar asnjëherë? Çdo gabim ka qenë i atij/asaj? Hmm...dyshojmë për këtë.
Burimi: Bolde