Celebrity

Keke Palmer u përgjigjet krahasimeve me Zendaya-n: 'Jam e pakrahasueshme'

Shkruar nga Anabel

28 Korrik 2022

Keke Palmer u përgjigjet krahasimeve me Zendaya-n: 'Jam e
Photo Credits: Google Images

Keke Palmer, aktorja e Hollywood, që për momentin po shijon suksesin e filmit të saj të ri "Nope", ka folur për herë të parë për krahasimin e vazhdueshëm të karrierës së saj me Zendaya-n.

Dhe ndërsa nuk ka dyshim që Zendaya ka pasur sukses të jashtëzakonshëm në industrinë e argëtimit dhe kinematografisë, Keke ka pasur arritjet e saj të pabesueshme gjatë gjithë karrierës dhe po sigurohet që njerëzit të kuptojnë pse ajo nuk ka pse të krahasohet me askënd.

"Një shembull i shkëlqyer i diskriminit të njerëzve me ngjyrë është besimi se mund t'i krahasosh me këdo. Unë jam drejtuesja më e re në moshë që ka ekzistuar në një talk show. Jam gruaja e parë me ngjyrë që luajti në një serial në Nickelodeon dhe hirushja e parë me ngjyrë në Broadway. Jam një talent i pakrahasueshëm. Kjo është Keke Palmer.

Ajo gjithashtu deklaroi se ka qenë "një zonjë udhëheqëse që kur ishte 11 vjeç" dhe dhe se aktualisht luan në filmin #NOPE".

Aktorja 28-vjeçare përfundoi duke thënë se “ka pasur një karrierë të bekuar deri tani” dhe është mirënjohëse për suksesin e saj.

“Nuk mund të kërkoja më shumë, por Zoti vazhdon të më befasojë.”

Burimi: Halo!