Celebrity

Që ta dini, pas gjithë tradhtive, Khloé Kardashian e do ende Tristan Thompson

Shkruar nga Anabel

29 Korrik 2022

Që ta dini, pas gjithë tradhtive, Khloé Kardashian e do ende
JERRITT CLARK/ GETTY IMAGES

Tanimë e dimë që Khloé Kardashian dhe Tristan Thompson po presin një fëmijë së bashku nga një nënë surrogate, dimë edhe që Thompson është një tradhtar kronik dhe “flamur i kuq” që ecën, por nuk na shkonte në mendje që Khloé Kardashian e do ende.

Një burim tha për Page Six se: “Khloé ende e do Tristan dhe nuk do çuditesha aspak nëse kthehen së bashku. Kjo është edhe arsyeja pse klani Kardashian po e shamng Tristan. Ata po qëndrojnë pranë Khloé sigurisht. Kardashian qëndrojnë gjithmonë së bashku”.

Pa dyshim, Khloé dhe Tristan kanë shumë, po shumë histori dhe drama bashkë dhe sipas zërave, nuk flasin që prej dhjetorit. Pas ribashkimit të fundit që patën, ata vendosën që të kenë edhe një tjetër fëmijë bashkë, pas True, vajzës së tyre të vogël. Kjo, sepse Khloé dëshiron që True të ketë një motër/ vëlla me të njëjtin baba.

Gjiiiithsesi, Tristan e tradhtoi për të disatën herë (sinqerisht kemi humbur numërimin), por kjo s’e ka ndaluar aspak Khloé që ta dojë ende ish-partnerin e saj.

Nuk thonë kot, dashuria është e verbër.

Artikuj të sugjeruar: