
Prokurorët në Spanjë do të kërkojnë nga një gjykatë që të dënojë yllin kolumbian me tetë vjet e dy muaj burg, nëse ajo dënohet në gjyq.
Shakira, emri i plotë i së cilës është Shakira Isabel Mebarak Ripoll, akuzohet se nuk i ka paguar qeverisë spanjolle 14.5 milionë euro taksa midis viteve 2012 dhe 2014. Prokurorët thanë të premten se do të kërkonin gjithashtu një gjobë prej 24 milionë euro.
Aktakuza detajon gjashtë akuza kundër Shakirës. Këngëtarja këtë javë refuzoi një marrëveshje të ofruar nga prokurorët, duke zgjedhur të shkojë në gjyq, data e të cilit nuk është caktuar ende. Ekipi i Shakirës thotë se këngëtarja i ka përmbushur gjithmonë detyrimet e saj tatimore.
Shakira ka pretenduar më parë se në vitet 2012-2014 ishte rezidente në Bahamas, ndërkohë që gjykata thotë se zotëron dokumente se ka qenë rezidente në Spanjë. Prokurorët në Barcelonë kanë pretenduar se ajo kaluar më shumë se gjysmën e çdo viti midis 2012-ës dhe 2014-ës në Spanjë dhe duhet t’i kishte paguar taksat në vend.
Tani, presim si do shkojë. Mbase her hips do lie.