Shendet i Pergjithshem

Olta Boka tregon për alergjinë e rrallë: ‘Më qan zemra’

Shkruar nga Anabel

30 Korrik 2022

Olta Boka tregon për alergjinë e rrallë: ‘Më qan

Nëse e shihni Olta Bokën “të bardhë” edhe pas sezonit të plazhit, as mos t’ju shkojë ndërmend ta pyesni pse. Në një postim në Instagram, këngëtarja zbuloi se ka alergji diellin.

“Ah kjo alergjia e diellit që s’më la rehat as këtë verë. Nëse në fund të pushimeve më shihni të bardhë, mos e fusni gishtin në plagë. Më qan zemra për paaak ngjyrë, por vetëm me pak ekspozim në diell (me krem mbrojtës) dhe lëkura ime merr flakë nga kruajtjet e alergjisë”, shkroi ajo.

Alergjia nga dielli (urtikaria diellore) është një alergji e rrallë ndaj rrezeve të diellit që shkakton skuqje, kruarje dhe irriton lëkurën brenda disa minutave pas ekspozimit në diell. Kjo gjendje është e rrallë dhe shfaqet në të gjithë botën, zakonisht te njerëzit e moshës 35-vjeçare, por mund të prekë këdo.

“Në fakt unë vuaj nga dermatiti, por ma kanë cilësuar si seborreic, duke qenë se gjatë pjesës tjetër të vitit vuaj nga tharje të përgjithshme të lëkurës dhe petëzim të kokës në cepat e saj. Këto sëmundje të cilësuara autoimmune, thuhet që nuk kanë shërim, por vetëm mbajtje nën kontroll dhe përmirësim me anë të mirëmbajtjes,” shtoi më tej Olta.

Dermatiti seborrheik është një gjendje e zakonshme, jo ngjitëse, e lëkurës. Ky lloj dermatiti shkakton njolla të kuqe me kruajtje dhe luspa të yndyrshme. Të paturit dermatit rrit rrezikun për alergji ndaj diellit.

Trajtimi për alergjinë ndaj diellit varet nga ashpërsia e simptomave. Qëndrimi larg diellit mund të zhdukë simptomat nëse janë të buta. Në raste të tjera, mjekët mund të rekomandojnë mjekime. Një tjetër trajtim është fototerapia - trajtim synon të përgatisë lëkurën për rrezet e diellit duke e ekspozuar rregullisht ndaj rrezatimit ultravjollcë nga një llambë dielli, por efektet mund të mos jenë të gjata.