Celebrity

Njerëzit shpërthejnë ndaj Oprah Winfrey-t për komentin ndaj Tina Knowles

Shkruar nga Anabel

23 Prill 2025

Njerëzit shpërthejnë ndaj Oprah Winfrey-t për komentin ndaj

Oprah Winfrey është përballur me kritika të ashpra nga fansat, pas podcast-it të saj të fundit,  “Oprah’s Book Club”, ku ishte e ftuar mamaja e Beyonce, Tina Knowles.

Aktorja e njohur kishte ftuar në emision mikeshën e saj, në sajë të promovimit të librit të kësaj të fundit “Matriarch”. Libri flet për jetën e nënës së dy vajzave të njohura, Beyoncé dhe Solange, përballjen me famën, paragjykimet si një grua me ngjyrë, si dhe jetën në tërësi, mes të cilave edhe dy martesat e saj me Mathew Knowles dhe Richard Lawson.

Por, ajo që shkaktoi kritika ishte një fjali që lidhej me jetën personale të të ftuarës.

Oprah Winfrey, gjatë intervistës, e quajti “të admirueshme” mënyrën se si ajo e ka rrëfyer të gjithë historinë e marrëdhënieve të saja në këtë libër.

“Jemi të përfshirë plotësisht në historinë tënde, të gjithë njerëzit që kanë qenë pjesë e jetës tënde, sigurisht dhe ish-bashkëshorti yt,” tha Oprah në një pjesë të podcast-it, përpara se të ritheksonte: “ish-bashkëshortët”, në shumës.

Kjo fjali ngjalli mjaft reagime në rrjetet sociale, ku shumë njerëz e kritikuan Oprah për vënien në dukje të partnerëve të Knowles, mbi të gjitha duke e theksuar se bëhet fjalë për më shumë se një ish-bashkëshort.

“Oprah, e pabesë si gjithmonë,” shkroi një përdorues në X (ish-Twitter).

“Ishte krejtësisht e panevojshme. Më mirë të mbajë vendin e vetë, sepse ne nuk e tolerojmë kur bëhet fjalë për mamin Tina,” shtoi një tjetër.

“E pakuptimtë dhe e çuditshme – ja pse nuk më pëlqen më Oprah. Gjithmonë në kërkim të vëmendjes në kurriz të të tjerëve,” shkroi një person tjetër.

Megjithatë, pati edhe nga ata që e mbrojtën Oprah, duke theksuar se ajo dhe Tina janë mikesha prej kohësh dhe se komentet ishin thjesht në formë shakaje.

“Oprah dhe Tina janë shoqe – qetësohuni. Ishte për të qeshur,” shkroi një përdorues.

Njerëzit shpërthejnë ndaj Oprah Winfrey-t për komentin ndaj

Tina Knowles ka qenë e martuar me Mathew Knowles nga viti 1980 deri në 2011. Çifti ka dy vajza së bashku – këngëtaren Beyoncé (43 vjeç) dhe Solange (38). Ata u divorcuan pas tradhtisë së Mathew.

Në vitin 2015, Tina u martua me aktorin Richard Lawson, por ajo kërkoi divorc nga ai në vitin 2023, duke theksuar se shkak për këtë vendim ishin keqkuptimet e vazhdueshme mes tyre.

Njerëzit shpërthejnë ndaj Oprah Winfrey-t për komentin ndaj

Artikuj të sugjeruar: