
Photo Credits: Google Images
Edhe pse *të gjithë* e dëgjojnë Yllin Limanin (po çuna, e dimë, e dëgjoni po aq vajzat) – audienca e tij më e madhe sigurisht që mbeten vajzat!
Në një nga koncertet e Yllit gjatë sezonit veror, njëra prej vajzave shihet duke i lidhur atletet këngëtarit, duke e “shpëtuar” kështu nga ndonjë rrëzim i mundshëm në skenë.
Postimi, tashmë viral në TikTok, ka marrë komente si:
“Si është të jetosh ëndrrën time?” dhe madje edhe një falenderim nga Ylli.
Videoja, edhe pse e shkurtër, është kaq e lezetshme dhe baza e fansave të Yllit është vërtet e këndshme!