Receta te Shendetshme

Vesa Luma ndan recetën e një antibiotiku natyral: Ç’duhet të dini për përfitimet e këtij mjalti

Shkruar nga Anabel

4 Gusht 2022

Vesa Luma ndan recetën e një antibiotiku natyral: Ç’duhet

TikTok-u i Vesa Lumës përmban video ku në një pjesë të mirë i kushtohet rëndësi jetesës së shëndetshme, përfshirë këtu edhe përvoja personale. Në një postim së fundmi, këngëtarja tregoi një recetë me mjaltë dhe qepë.

“Përvoja ime personale në luftimin e kollës dhe infeksioneve bakteriale duke përdorur antibiotikë natyralë si #manuka #mjaltëmanuka dhe lëng #qepe. Mos e përdorni pa këshillën e mjekut,” – shkruan këngëtarja në video ku vendos brenda një qepe pak mjaltë manuka dhe ia jep të birit, Liam.

Çfarë është mjalti manuka?

Mjalti manuka prodhohet në Australi dhe Zelandën e Re nga bletët që polenizojnë shkurret vendase leptospermum scoparium (e njohur edhe si pemë çaji) dhe është vlerësuar si një luftëtar i mikrobeve.

Vesa Luma ndan recetën e një antibiotiku natyral: Ç’duhet

Cilat janë përfitimet?

Kur bëhet fjalë për superushqimet, mjalti i papërpunuar ka shumë përfitime shëndetësore. Manuka nuk është një mjaltë i papërpunuar, por është e specializuar. Ai është rezistent ndaj baktereve. Kjo do të thotë që bakteret nuk duhet të jenë në gjendje të krijojnë tolerancë ndaj efektit antibakterial të mjaltit.

Mjalti manuka thuhet se është efektiv për trajtimin e çdo gjëje, nga dhimbjet e fytit deri te pastrimi i njollave në lëkurë. Përfitimet e tjera të supozuara të mjaltit përfshijnë: shërimi i prerjeve dhe gërvishtjeve, pastrimi i infeksioneve, lëhtësimi i dhimbjeve të stomakut, përmirësimi i tretjes, përmirësimi i sistemit imunitar, më shumë energji etj.

Çfarë thonë studimet?

Ndryshe nga shumica e trajtimeve alternative, ka prova shkencore për të mbështetur përfitimet shëruese të mjaltit manuka dhe këto përfshijnë:

- Shërimi i plagëve
- Vetitë antivirale
- Vetitë antibakteriale

Ka efekte anësore?

Për shumicën e njerëzve, mjalti manuka është i sigurt për t'u konsumuar. Zakonisht nuk ka kufizime se sa mjaltë manuka mund të hani. Por, bisedoni me mjekun:

- Nëse keni diabet, sepse si çdo mjaltë tjetër, ka një përmbajtje të lartë sheqeri.
- Nëse jeni alergjik ndaj llojeve të tjera të mjaltit.
- Nëse merrni mjekime, sepse mund të ndërveprojë me ilaçet.

Burimet ndihmëse: Healthline, WebMD