
Shkrimi i mëposhtëm bazohet në një bisedë me Sonali Chandra. Është redaktuar për qartësi nga redaktorët e Insider.
Kolegët e mi shpesh flasin për lidhjet e tyre të ndryshme. Unë nuk para marr pjesë në biseda.
Jam 35 vjeç, akoma e virgjër dhe krenare. Kam nevojë për një unazë në gisht para se "ta humbas atë". Do të ndihesha keq nëse do tradhtoja parimet e mia.
Nuk është se jam e frikësuar, por e di që seksi për herë të parë mund të jetë i dhimbshëm. Seksi për një natë, miqtë “me përfitime” apo marrëdhëniet pa lidhje nuk janë për mua. Unë jam duke kërkuar për shpirtin tim binjak.
Si një indiano-amerikane e gjeneratës së parë moderne, jam e lumtur që mbaj vlerat tradicionale të vendit ku janë rritur prindërit e mi. Seksi para martesës është tabu në Indi.
Prindërit e mi nuk folën kurrë për seksin gjatë adoleshencës sime. Edhe filmat e Bollywood në vitet 1990 dhe në fillim të viteve 2000 nuk tregonin asnjë çift duke u puthur dhe aktorët lejoheshin vetëm të kapeshin për dore.
Pas universitetit, babai donte të më martonte me shkuesi, por unë nuk pranova. Më pas ai përpiqej të më njihte me njerëz që i mendonte të përshtatshëm për mua, por unë nuk isha e interesuar. Nuk dëshiroja as që të bëhesha pjesë e faqeve për njohje online.
E pata puthjen time të parë në moshën 26-vjeçare dhe u ndjeva mrekullisht mirë. Gjërat nuk shkuan më tej. Mendoj se romanca nuk shkoi askund për shkak të bindjeve të mia.
Unë kam dalë me nëntë djem në jetën time. Asnjë nuk ishte i përshtatshëm për mua, por tre prej prej tyre më propozuan sepse kishin nevojë për vizë për të punuar në Amerikë. Më dukej mjaft qesharake dhe më dha material për stand-up komedinë që kam bërë që në janar.
Megjithatë, kam dëshirë për shoqëri. Kam qarë me lot nga vetmia. Çdo ditëlindje dhe festë gjatë dekadës së fundit i kam kaluar vetëm. Pyes veten nëse martesa do të ndodhë ndonjëherë sepse burrat janë shumë të frikësuar nga vlerat e mia. Nuk e kuptoj vërtet pse. Kur u rrita, virgjëria ishte një virtyt.
Sa i përket babait, i vjen turp që nuk kam ende burrë. Madje ai ka filluar t’i gënjejë njerëzit e t’u thotë se jam martuar në SHBA.
Njerëzit si unë ngacmohen dhe përjashtohen, por unë do të doja të frymëzoja dhe motivoja jo vetëm të rejat, por edhe burrat. Ata nuk duhet t'i nënshtrohen një martese me shkuesi - ose presionit të shoqërisë për të bërë seks.