9 muaj zgjati romanca e Kim Kardashian dhe Pete Davidson!
Kim dhe Pete janë ndarë dhe kanë vendosur të jenë thjesht miq, thonë ekskluzivisht burime pranë çiftit për E! News. Lajmi i ndarjes u konfirmua edhe nga burime të tjera për media të tjera.
Burimi zbuloi se ata kanë “shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin", por distanca e gjatë dhe oraret e zëna "e bënë vërtet të vështirë ruajtjen e një marrëdhënieje". Ndarja ndodhi diku këtë javë.
Pete e ka kaluar verën në Australi duke punuar për filmin “Wizards!”. Sa për Kim, ajo i është përqendruar fëmijëve - North, Psalm, Chicago dhe Saint, me ish-in e saj Kanye West – dhe bizneseve.
Në nëntor, një burim konfirmoi për E! News se Pete dhe Kim janë zyrtarisht në lidhje. Por, tani ndoshta “epoka” e Kete ka përfunduar!
Koha kaloi shpejt dhe në nëntë muaj, kujtoni se ç'ndodhi me ish-çiftin Kardashian-Pete:
- Pete Davidson dhe planet për t’u bërë baba: ‘Kjo është ajo për të cilën po përgatitem tani’
- “A do vish të bësh një dush me mua?”: Reagimi i Pete Davidson bëhet viral në internet
- Kim Kardashian tregon mesazhin e parë që i shkroi Pete Davidson, prej nga nisi gjithçka!
- Kim Kardashian bëri hapin e parë për t’u njohur me Pete Davidson
- Pete Davidson nuk i kursen batutat mbi vaginën e Kim Kardashian o.O
- Khloé Kardashian thotë se Kim ka rënë në dashuri me Pete Davidson
- Mami i Pete Davidson mezi pret një bebe prej tij dhe Kim-it!
- Në fillim me Kim Kardashian, tani me Jeff Bezos. Si u bë Pete Davidson qendra e gjithçkaje?
- Kim flet për Pete pas daljes ~zyrtarisht si çift~ në Instagram
- Pete Davidson ka që tani një super tatuazh dedikuar Kim-it
- Publikohen mesazhet mes Pete Davidson dhe Kanye West: ‘Çfarë po i bën familjes është e rrezikshme’
- Kim Kardashian sapo foli për Pete Davidson në një intervistë, për herë të parë
- Për herë të parë, Pete Davidson flet publikisht për lidhjen me Kim Kardashian