Po, drama Beatrix-Donald vazhdon ende.
Këtë herë, shkak u bë një mbishkrim i vendosur nga Donaldi në një postim të fundit në Instagram. Ai shkruan: “Të kuptoj më mirë me sy se me fjalë…”. Teksti, i cili i referohet këngës së tij të arshshme, ngjason me këngën e Beatrix që i dedikoi Donaldit (kur ishin çift). Nëse e keni harruar, Beatrix këndon: “Momente, sy ne sy pa fjalë po më kupton."
Në një status në Twitter, Beatrix shkruan: “Do pak sultjash/hashure se është recetë origjinale të paktën.” Emoji-t duken qartazi që ironizojnë diçka. Por, nuk mbaron këtu.
Në Instagram, këngëtarja publikoi një fragment nga filmi shqiptar “Dy herë mat”: “Shumë bukur, shumë origjinale” thuhet në video.
Në komente, disa qeshin me ironinë e saj, të tjerë shkruajnë se po kërkon vëmendje, ndërsa një tjetër i këshillon që ta lërë pas si histori, sepse “hakmarrja më e mirë është injorimi.”