
Balenciaga di si ta rrëmbejë vëmendjen dhe jo më kot është një ndër market e preferuara të personazheve më të famshëm. Këtë herë, në sfilatën për stinën e dimrit 2022, Balenciaga i la të gjithë pa fjalë me prurjen më të re: një qese mbeturinash, e kthyer në një çantë të krijuar me lëkurë viçi.
#Balenciaga's garbage bag-inspired 'trash pouch' made of leather is selling at ?1.4 lakh ($1790) and has shocked social media users#Trashpouch #trashbag #fashion pic.twitter.com/dWRPcuwZku
— HT City (@htcity) August 5, 2022
Çmimin donit? 1,790 dollarë.
Kush e bleu? Domosdo që Kim Kardashian!

Pse ky krijim? Sepse Demna Gvasalia, Drejtori Kreativ i Balenciaga nuk mund ta humbiste këtë mundësi të artë. “Nuk mund ta humbisja rastin për të bërë qesen e plehrave më të shtrenjtë në botë, sepse kujt nuk i pëlqen një skandal mode?”, - u shpreh ai dhe në fakt, të drejtë ka.
Artikuj të sugjeruar: