Dafina Zeqiri, me një karrierë 15-vjeçare mbi supe, ka pushtuar Twitter-in me postimet e saj, të cilat qartazi janë thumba ndaj kolegëve, me të cilët ka bashkëpunuar, ndan të njëjtat problematika, si dhe ka të njëjtin publik.
“Po shoh që po ndodh një pandemi “tallavaje” në muzikën tonë…shumë e sikletshme” shkroi ajo në Twitter dhe për të përhapur fjalën, e ndau edhe në Instagram.
Sigurisht, fjala mori dhenë dhe njerëzit në TikTok mendojnë se ky postim i dedikohet Tayna-s, me të cilën Dafina ka bërë edhe bashkëpunim dhe është shfaqur shumë e afërt, derisa ndodhi një zënkë, u bënë unfollow në Instagram dhe pjesa tjetër është histori…Ndjekësit mendojnë se ky postim vjen pikërisht pas këngës “Valle” të Tayna-s.
Më pas, Dafina nuk u ndal dhe e hodhi edhe një kunjë për Era Istrefin dhe për çudinë tonë dhe tuajën, për Elvana Gjatën.
“Ps. Po flisja për performancat live. (Unë këndoj vetëm këngët e mia)”, shkroi sërish Dafina dhe ndjekësit nisën me komente.
Fjalia e parë, për Era Istrefin, e cila këndon playback (gjë që për hir të së vërtetës e bëjnë të gjithë këngëtarët). Fjalia e dytë, sipas symprehtëve të Twitter-it, shkon për Elvana Gjatën, pasi këndoi “Mora fjalë” nga Shkurte Fejza. Sërish, kjo këngë ka një vlerë të madhe për shqiptarët e Kosovës dhe Elvana nuk është e para dhe as e fundit që e këndon.
@showshqip 1.dissi i pare nenkupton qe Era nuk kendon live, 2. Elvana ka filluar kohve te fundit te kendoj kange qe nuk jane te sajat dhe 3. I ktheu dissin Taynes qe i kishte bere ne kengen “Valle” #fyp #viralvideo #dafinazeqiri #eraistrefi #elvanagjata #tayna #albanian #kosovo #shqipe #tirane #durres #kukes #gilan #prishtina #drenica ? original sound - Showshqip
Rikujtojmë edhe që Dafina këto kohë, postoi sërish në Twitter një tjetër kunjë për Era Istrefin, pasi të dyja vajzat kishin përzgjedhur të njëjtat vathë. “Vendos vathët e mi”, tha Dafina (?!)
Po, po, për një palë vathë ndodhi e gjitha!
S’e la me kaq, patjetër. “Një zog më pëshpëriti në vesh se ‘dikush’ po vendos vathët e mi të personalizuar”, shkroi edhe në Instagram dhe po, edhe ne mendojmë si ti, çfarë dreqin?!
Vathët, sidomos ato me perla janë pa fund të përdorur, të preferuar dhe ndoshta një prej tendencave që kanë rezistuar dhe sipas gjasave, do të jenë prezente për shumë gjatë.
Shkurt (jo Shkurte Fejza se na bën postim Dafina) e qartë, nuk e dimë ç’ka ndodhur me Dafinën dhe pse ka një sherr me këdo, ama, duam t’i themi që gjithë ky mllef nuk i bën aspak mirë mendjes, zemrës dhe kreativitetit.
Dafina, duro, duro pa bërë një postim se s’u bë nami. Jo të gjithë e kanë me ty…
- Ky artikull është një qëndrim personal, shkruar nga A. Shehu, redaktore kontribuese në Anabel Media.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.