Marredhenie

Nisur nga ndarja e Kim me Pete: 6 shenja që tregojnë se ai nuk është mjaftueshëm i pjekur

Shkruar nga Anabel

8 Gusht 2022

Nisur nga ndarja e Kim me Pete: 6 shenja që tregojnë se ai nuk
Getty Images

Kim K dhe Pete Davidson u ndanë! Arsyet?

1. Distanca

2. Diferenca e moshës

3. Pete është paksa i papjekur, impulsiv dhe donte që Kim të fluturonte nga New York për në Australi, ndërkohë që Kim është nënë e 4 fëmijëve, ka një biznes që duhet të udhëheqë, si dhe rolin e saj në “The Kardashians”.

Gjithsesi, sipas burimeve, ata u ndanë në paqe dhe ende kanë shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin.

Tani, nisur nga kjo, ne të rikujtojmë ca shenja që tregojnë qartazi se ai nuk është mjaftueshëm i pjekur:

1. Ankohet gjithë kohës

Kjo qasje negative, më vonë mund të jetë një arsye ndarjeje. Ai nuk e sheh të mirën askund dhe ka një problem për gjithçka.

2. Nuk të trajton si duhet

Një lidhje përfshin një sërë emocionesh: të ndihesh e dashuruar dhe e dëshiruar, të përjetosh kënaqësi dhe momente të bukura, të përballosh situatat e vështira me mbështetjen e duhur. Nëse këto të mungojnë, do të thotë se personi që ke në krah nuk di si të të trajtojë.

3. Në vend që t’i zgjidhë, i neglizhon problemet

Besojmë ti e di se kjo nuk është zgjidhja e duhur.

4. Është alergjik ndaj frazës “Më fal”

Nëse ai nuk pranon gabimet dhe kërkon ndjesë, sigurisht që është i papjekur.

5. Nuk mban premtimet

Ai planifikon, por nuk realizon? Kjo është një shenjë e qartë e papjekurisë.

6. Të lëndon

Nëse shumë shpesh e gjen veten që lëndohesh, atëherë e di përgjigjen.

Artikuj të sugjeruar: