Celebrity

Kanye West reagon për ndarjen e Kim dhe Pete dhe me një postim vret dy zogj

Shkruar nga Anabel

8 Gusht 2022

Kanye West reagon për ndarjen e Kim dhe Pete dhe me një postim vret dy
Shutterstock

Të gjithë po e prisnin një reagim nga Kanye dhe ja ku erdhi! Përmes një postimi në Instagram (në fakt, i vetmi postim), Kanye ka publikuar një foto të edituar të faqes së parë të “New York Times” ku shkruhej “Skete Davidson vdiq në moshën 28-vjeçare”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ye (@kanyewest)

Më poshtë, me gërma më të vogla, ishte edhe një dedikim për Kid Cudi-n, ish-bashkëpunëtorin e West në shumë këngë, në të cilin po ashtu shkruhej” Kid Cudi kishte si qëllim të luante (në) funeral, por kishte frikë se do t’i gjuanin me shishe”, duke iu referuar situatës në të cilën u gjend pak kohë më parë artisti. Kid Cudi u detyrua të ndërpresë performancën pasi disa persona hodhën shishe dhe objekte të tjera drejt tij.

Ky reagim vjen pas ndarjes së Kim nga Pete, 9 muaj pas lidhjes së tyre të shumëpërfolur. Kanye, për shumë kohë, trazoi jetën e çiftit, por prej disa muajsh ra në qetësi.

Kim dhe Pete u ndanë për shkak të distancës, diferencës moshore dhe faktit që gjithçka po ndodhte shumë shpejt dhe lidhja po bëhej shumë serioze. Gjithsesi, sipas burimeve, ata ende kanë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin.

Artikuj të sugjeruar: