Prindërimi është një sfidë shumë e vështirë dhe secili ka një sistem dhe metodologji vetjak për rritjen e fëmijëve. Nuk ka një rregull të caktuar si të rrisësh një fëmijë, por ka disa veprime që përkthehen në trauma për fëmijët.
Krahasimi
Krahasimi i vazhdueshëm i fëmijëve me vëllain/motrën, miqtë, apo fqinjët është një veprim i gabuar, i cili nxit te fëmija mëdyshjen dhe dilemën a është i mirë mjaftueshëm.
Injorimi i arritjeve
Fëmijët kanë nevojë për aprovim dhe duan t’u njihen arritjet e tyre. Pra, një 10 në shkollë duhet të shpërblehet me një vlerësim, ndjesi krenarie, apo edhe dhuratë në shtëpi. Tregoji fëmijëve që ndihesh krenar/e për ta.
Rikujtimi i detyrimeve të tua
Nëse i thua fëmijës: “Unë kam sakrifikuar për ty, ti jeton në shtëpinë time, unë paguaj faturat” e kësi fjalish, në fakt po e bën të mendojë se gjatë gjithë jetës do të të ketë një borxh që me shumë gjasa nuk do ta shlyejë dot. Sa herë të të vijë në mendje një fjali e tillë, mendo dhe reflekto që derisa vendose me ndërgjegjje të plotë të sjellësh në jetë një fëmijë, je i/e detyruar të përgjigjesh për të dhe t’i sigurosh të gjitha të mirat materiale dhe shpirtërore.
Ndikimi
Të gjithë në jetë kemi ëndrra të parealizuara, ama kjo nuk do të thotë t’ua kalojmë ato fëmijëve. Fëmijët janë individë të mëvetësishëm dhe si të tillë kanë ëndrrat, dëshirat dhe pasionet e tyre, të cilat duan t’i realizojnë.
Kritika
Kritikat e vazhdueshme dhe gjykimet për peshën, pamjen, rezultatet në mësime, apo veçoritë e karakterit sot, krijojnë trauma të shumta nesër.
Mosdëgjimi
Kur fëmija ka një problem, duhet ta dëgjosh, kuptosh, t’i japësh mbështetje emocionale. Kështu, ai do të ndihet sikur ka një shpatull ku gjen mbështetjen dhe dashurinë që kërkon.
Artikuj të sugjeruar: