Celebrity

Sa janë gjasat që dyshja më e përfolur e momentit, të bashkohet përsëri?

Shkruar nga Anabel

9 Gusht 2022

Sa janë gjasat që dyshja më e përfolur e momentit, të
Photo Credits: Getty Images

Na vjen keq për mungesën e dramës, por burimet pohojnë se lidhja e Kim dhe Pete përfundoi pa probleme dhe shumë natyrshëm. Ata gjithashtu nuk do të kthehen kurrë së bashku, siç zakonisht ndodh në familjen Kardashian-Jenner (kujtojmë Kendall dhe Devin, Khloé dhe Tristan, Kourtney dhe Scott, Kylie dhe Travis).

Lidhja që nisi shumë vrullshëm u ftoh shpejt derisa marrëdhënies i erdhi fundi, thotë një burim për People.

"Pa dyshim që janë ngadalësuar. Gjërat ishin mirë në fillim, kur Pete udhëtonte kudo ku ishte Kim për të qenë pranë saj. Ai është gjithsesi shumë i mërzitur për ndarjen."

Një tjetër burim tha se nuk ka asnjë shans që romanca mes tyre të rikthehet.

“Ishte një ndarje miqësore”, tha burimi për People. “Ata kishin diskutuar për t'i dhënë fund lidhjes së tyre. Nuk ishte e papritur. Dhe ishte një vendim i ndërsjellë. Ribashkimi nuk është në plan për momentin.”

Kim dhe Pete u lidhën pasi dyshja drejtoi Saturday Night Live në tetor 2021. Si anëtar i kastit, Davidson luajti në një skenë përballë Kardashian: Aladdin princesha Jasmine. 

Marrëdhënia nuk zgjati shumë, as një vit, por ka qenë kaq e përfolur në Instagram, sa na duket se kemi një jetë që i shohim bashkë.

Burimi: People