Martesa

Përgjigjet psikoterapistja: ‘U martova i ri & jam penduar për përvojat seksuale që s’i pata kurrë’

Shkruar nga Anabel

10 Gusht 2022

Përgjigjet psikoterapistja: ‘U martova i ri & jam penduar

"Unë jam një burrë lumturisht i martuar prej më shumë se 20 vitesh, me një familje dhe jetë të mrekullueshme që nuk do ta ndryshoja për asgjë. U njoha dhe u martova mjaft i ri dhe – ndërkohë që më pëlqenin të kisha takime të ndryshme seksuale para se të martohesha – gjithmonë kam përjetuar një ndjenjë bezdisëse se më kanë munguar disa përvoja.

Disa janë jo fort të zakonshme, si për shembull një treshe; të tjerat janë më të zakonshme, të tilla si seks me dikë vetëm për një natë. Mua më pëlqen jeta ime seksuale, por ndonjëherë më pushtojnë mendimet se nuk e kam "përfunduar kurrë albumin", si të thuash. Unë kam filluar të inatosem me njerëzit që kanë pasur më shumë përvoja, sikur të ishte një garë, edhe kur e di që gjëra të tjera të jetës sime janë shumë më mirë se të tyret.

Ndërkohë që jam shumë i lumtur dhe nuk do ta mendoja kurrë të dilja jashtë martesës për t’u marrë me një listë dëshirash ndoshta të ekzagjeruara, si mund të shpëtoj nga kjo ndjesi dërrmuese që më bën të mendoj se ka një boshllëk që nuk do ta plotësoj kurrë? – shkruan një burrë për Pamela Stephenson Connolly.

Pamela Stephenson Connolly është një psikoterapiste amerikane, e specializuar në trajtimin e çrregullimeve seksuale. Ja si përgjigjet ajo:

“Përpiquni t'i shihni këto mendime si fantazi - shprehje të mrekullueshme të erotizmit të shëndetshëm që mund të shërbejnë si një mjet për t'ju mbajtur seksualisht të gjallë - dhe madje duke rritur dëshirën tuaj seksuale për gruan. Ju lutem, mos e merrni këtë si diçka që nënkupton se ju duhet të fantazoni për njerëzit e tjerë teksa bëni dashuri me gruan … është më mirë të përqendroheni tek ajo.

Dua të them që fantazitë i shërbejnë një qëllimi – ose për të lehtësuar eksitimin, masturbimin ose një ndjenje kënaqësie private dhe gjallërie seksuale. Fatkeqësisht, këto ndjenja i keni lidhur me keqardhjen dhe nuk jeni vetëm. Studimet kanë treguar se shumica e njerëzve mendojnë dhe fantazojnë të bëjnë seks me dikë tjetër përveç bashkëshortit/es së tyre.

Për fat të mirë, ju dukeni shumë të zgjuar për t’iu nënshtruar presionit të bashkëmoshatarëve ose të rrezikoni të humbni jetën që keni për diçka që është vërtet thjesht diçka kalimatare."