Ankthi përkon me ndjenjën e frikës apo mendimit që diçka mund të shkojë keq në jetën tënde. Për shembull: për një provim, intervistë pune, apo ngjarje të tjera të rëndësishme, por ka edhe disa mendime të tjera që lidhen me ankthin.
Bindja se të gjithë po të tallin/paragjykojnë
Dëshira për të arritur perfeksionin që të shmangësh gjykimet e të tjerëve
Frika për të shprehur mendimet e tua lirshëm
Përzgjedhja me kujdes e fjalëve të duhura
Gjykimi i vetes në mënyrë të vazhdueshme, veçanërisht kur përballesh me një situatë ku kërkohet ndihma apo verdikti yt.
Mos harro: Është shumë e rëndësishme të kujdesesh për veten dhe shëndetin tënd mendor, ndaj kërko ndihmë nga një specialist/e dhe fol me miqtë dhe njerëzit e dashur.
Artikuj të sugjeruar: