Ryan Reynolds është baba shembullor dhe këtë e vërteton sa herë i jepet mundësia! Për shembull, së fundmi aktori shfaqet kudo me disa byzylykë shumë fëminorënë duar, që ndonëse nuk kombinojnë mrekullisht me orën, aksesorët apo veshjet e tij, Reynolds zgjedh të mos i heqë nga duart!
Gjatë daljes në "Jimmy Kimmel Live", Ryan tha se byzylykët e veçantë janë në fakt të bëra me dorë nga vogëlushet. Në njërën prej tyre shkruhet "DAD" (babi) dhe të gjitha shoqërohen me rruaza në ngjyrë rozë, por kjo s'e ka ndaluar t'i mbajë gjatë gjithë verës me veshje nga më të ndryshmet.
Ai dhe Blake Lively janë prindër të tre vajzave, James 7-vjeç, Inez, 5 vjeç dhe Betty, 2-vjeç. Nuk e dimë nëse Blake ka byzylykë të ngjashëm, prandaj ndërkohë le të adhurojmë një prej baballarëve më të ëmbël të Hollywood-it.
Burimi: Pop Sugar