Me siguri diçka keni dëgjuar rreth "luftës së ftohtë" mes Victoria Beckham dhe nusës së saj, Nicola Peltz. Pas shumë thashethemeve dhe zërave që qarkullojnë prej ditësh, gruaja e Brooklyn zgjodhi të thyejë e para heshtjen. Gjatë një interviste për Variety, Nicola u shpreh se spekulimet për dramën nuse-vjehrrë nisën në momentin që ajo zgjodhi të mos vishte fustanin e dizenjuar nga Beckham.
"Unë do ta vishja dhe doja shumë ta vishja, por pastaj ca muaj më vonë ajo kuptoi që atelieja nuk mund ta përfundonte në kohë, prandaj u desh të zgjidhja një tjetër. Ajo nuk tha që unë s'mund ta vesh. As unë nuk thashë që s'dua ta vesh. Këtu nisi gjithçka dhe ata u kapën pas kësaj. Gjatë kësaj kohe kam mësuar se ata do të përpiqen gjithmonë të shkruajnë gjëra të tilla dhe t'i ulin njerëzit."- u shpreh Peltz.
Deklarata neutrale e nuses pavarësisht se diçka tha, s'duket dhe aq bindëse për t'i bërë njerëzit të besojnë se raporti mes tyre shkon për mrekulli. Ndonëse Nicole thotë se është e gjitha një sajesë e portaleve që kapen pas detajeve të pavërteta, burime për Page Six thonë se ato s'e durojnë dot njëra-tjetrën.
Burimi thotë se Peltz – e cila është vajza e miliarderit Nelson Peltz – nuk donte që vjehrra e saj të bëhej pjesë e planifikimit të dasmës dhe gjatë kësaj kohe, komunikimi ka qenë minimal.” Gjithsesi, nëse nusja e familjes thotë se gjërat s'janë kaq dramatike, atëherë nuk janë!
Burimi: Cosmopolitan