Anonim të lutem

Rrëfime: ‘Nuk e fal dot mamin/babin’ – Si të gjesh paqen kur lëndohesh nga prindërit?

Shkruar nga Anabel

11 Gusht 2022

Rrëfime: ‘Nuk e fal dot mamin/babin’ – Si të gjesh

Fill pas një interviste të këngëtarit Ermal Meta për Oggi – ku rrëfeu se nuk do ta falte kurrë të atin i cili “në ato vite të tmerrshme, me dhunë, krim, të vdekur rrugëve” i braktisi – të shumtë qenë njerëzit që ndanë me Anabel historitë e tyre të vështira me prindërit dhe arsyet se pse nuk arrijnë dot të falin mamin/babin.

Disa treguan se e kanë të pamundur të falin tradhtinë e njërit prind, të tjerë rrëfyen se e kanë të vështirë të pranojnë dhe falin vendimin e njërit prind për t’i dhënë fund jetës. Arsye të tjera lidhen me dhunën e babait ndaj nënës, dhunën ndaj fëmijëve, vendimin për t’i lënë fëmijët pa u shkolluar, braktisja etj (rrëfimet i gjeni në fund të artikullit).

Falja e prindërve është një nga llojet më të rëndësishme dhe më të vështira të faljes. Por çfarë është falja në vetvete?

Të falësh do të thotë "të pushosh së ndjeri zemërim ndaj dikujt që ju ka mërzitur/lënduar". Megjithatë, është klishe të fillosh me një përkufizim fjalori sepse falja është një nga konceptet më të keqkuptuara në psikologji; është e vështirë për t'u kuptuar dhe e vështirë për t'u bërë, por përfitimet e shëndetit mendor dhe fizik janë të qarta.

Falja nuk është e njëjta gjë me të harruarit. Kur falni dikë, nuk do të thotë që ju harroni apo justifikoni veprimet e tij. Falja nuk do të thotë se nuk duhet ose nuk mund të keni më ndjenja për situatën dhe nuk do të thotë se nuk ka asgjë më tej për të zgjidhur. Falja nuk është diçka që e bëni për të mirën e dikujt tjetër. Kjo është ndoshta gjëja më e rëndësishme që duhet të dini për të.

Pse nuk i falni dot prindërit?

1. Ju mund të doni hakmarrje. Duke mos falur, ju ndiheni në kontroll të situatës.
2. Ju nuk dini si ta zgjidhni situatën, kështu që është më e lehtë të qëndroni fshehur pas zemërimit.
3. Ju dëshironi të qëndroni të lidhur me personin që ju lëndoi dhe ndërkohë që zemërimi dhe pakënaqësia nuk janë pozitive, duke mos falur mund ta mbani ende lidhjen.
4. Është një mënyrë për të mbajtur distancën. Ndihesh më i sigurt kur je i shkëputur emocionalisht nga personi që të ka lënduar.
5. Ju jeni të lidhur me lëndimin dhe zemërimin.

POR, ndoshta arsyeja më e rëndësishme: Ju nuk e dini se si falja do t'ju sjellë dobi!

Falja është më e mirë për ju sesa për përsonin që falni. Falja bëhet për përfitimin tuaj. Kur falni, ju çlironi veten nga pakënaqësia, dhimbja dhe ngecja me të kaluarën. Kur e falni dikë, ju bllokoni ndikimin negativ që ky individ ka në jetën tuaj.Duke falur, ju mund të jetoni plotësisht në të tashmen sepse shkëputeni nga e shkuara. Pa faljen, lëndimet mund të vazhdojnë t’ju mbajnë “lidhur” në të kaluarën.

Si ta nisësh rrugëtimin drejt faljes së prindërve?

Zgjidhe pakënaqësinë

Sado e çuditshme të duket, inati është një lloj kapjeje, një mënyrë për të mos u ndarë dhe kur mbajmë mëri ndaj një prindi, nuk jemi të kapur vetëm pas prindit, por më konkretisht me pjesën e keqe të tij/saj. Është sikur nuk duam të jetojmë jetën tonë derisa ta kemi zgjidhur këtë. Ne e bëjmë këtë për arsye psikologjike. Por rezultati është krejt i kundërt: ne qëndrojmë të mbyllur në të keqen dhe nuk rritemi.

Ki pritshmëri realiste

Gabimet e prindërve janë ndër më të vështirat për t'u falur. Dekadë pas dekade, ne kemi shpresë, shpesh në mënyrë të pandërgjegjshme, se ata më në fund do të bëhen më të mirë. Ne duam që ata të pranojnë të gjitha gabimet, të kërkojnë falje, të luten që t’i falim. Ne duam që prindërit tanë të na përqafojnë, të na thonë se e dinë se ishim fëmijë të mirë, të zhbëjnë faktin që kanë preferuar më shumë një vëlla/motër etj. 

Kini parasysh edhe gjërat e mira

Shumica e prindërve i duan fëmijët e tyre, me përjashtime. Por asnjë prind nuk është i përsosur.

Ndajini gjërat

Të falësh nuk do të thotë të falësh gjërat e këqija që kanë bërë prindërit. Nuk do të thotë të mohosh egoizmin, refuzimet, poshtërsinë, brutalitetin, dhunën e tyre ose ndonjë nga keqbërjet e tjera, të metat e karakterit. Është e rëndësishme të ndahemi nga prindërit tanë – që do të thotë të mos e shohim veten si fëmijë që varen prej tyre për mirëqenien tonë emocionale, të ndalojmë së qeni viktima të tyre, të pranojmë se jemi të rritur për të formësuar jetën tonë.

Një rrugëtim i vështirë

Duhet të jemi gati për të falur. Ne duhet të duam të falim. Sa më e thellë të jetë plaga, aq më i vështirë është procesi – gjë që e bën veçanërisht të vështirë faljen e prindërve. Gjatë rrugës, mund të na duhet të shprehim indinjatë, mund të na duhet të zemërohemi dhe të inatosemi, madje mund të na duhet të ndëshkojmë prindërit duke mbajtur inat. Por në fund, kur të jeni gati për të falur, gjithçka do t’ia vlejë.

Po sikur të mos i fal?

I falni ose jo, kjo është në dorën tuaj. Por sido që të jetë, lëreni të shkojë lëndimin. Përpiquni ta lini në të kalurën këtë histori. Përqendrohuni tek e tashmja. Jetoni tani.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.