Nëse po komunikoni me dikë (për të cilin/ën keni interes) me mesazhe, ndjehuni të lirë të përdorni çfarëdo emoji, përveç njërit.
Mund të përdorni emoji-n që vjell, atë me sytë me zemra, madje edhe atë të jashtëqitjes dhe gjithsesi do të jenë të pranueshme. Por, sipas disa sondazheve, emoji që shkel syrin është emoji që vajzat nuk e durojnë dot. Megjithatë ne mendojmë se as djemtë nuk e kanë shumë qejf.
A nuk është disi acarueees???
Ironi e pastër? Po, dhe nuk është mënyra e gabuar për t’i shkruar dikujt ndaj të cilit ushqeni ndjenja. Sipas disa studimeve, rezulton se 29% e njerëzve nuk tërhiqen më nga dikush që përdor këtë emoji.
Sipas ekspertëve të marrëdhënieve, këto emoji duhen përdorur pak më rrallë dhe të tjerë të përdoren në momentin që lidhja ka arritur një fazë të caktuar.
Me fjalë të tjera, hiqni dorë nga emoji që shkel syrin në rast se doni të shmangni një block të mundshëm.