
Julia Fox vijon ta konsiderojë botën si sfilatën e saj personale. Rrugëve të Los Angeles, aktorja e “Uncut Gems” u shfaq me një veshje të çuditshme, siç i ka hije në fund të fundit.

Fustani apo lingerie që mbante veshur Fox përbëhej nga materiali lateks, pak i tejdukshëm dhe të gjithë punën për ta mbajtur “në binarë” e bënë mbajtëset metalike në ngjyrë silver.

Fox pozoi plot vetëbesim para paparacëve, ndërkohë që sigurisht, vëmendje mori edhe peneli i saj karakteristik.

Veshja u kompletua me një palë taka në të njëjtën ngjyrë, si dhe një çantë të zezë.
Si gjithmonë, Julia na tregoi edhe njëherë se moda dhe stili janë krejtësisht një zgjedhje personale.
Tani, kemi edhe dy pyetje:
1. Si e ka veshur?!
2. Sa është munduar apo nevrikosur?
Artikuj të sugjeruar: