Celebrity

Direkt pas ndarjes, kjo është (ndoshta) e dashura e re e Gerard Pique!

Shkruar nga Anabel

12 Gusht 2022

Direkt pas ndarjes, kjo është (ndoshta) e dashura e re e Gerard Pique!
Photo Credits: CNN

Ndarja mes Gerard Pique dhe Shakira-s ka qenë një nga historitë më të mbuluara të verës, megjithatë mbrojtësi i Barcelonës duket se tashmë është larguar përfundimisht nga muzikantja kolumbiane.

Pique, sipas mediave të ndryshme, ka një partnere të re. Madje, The Sun ka publikuar edhe se për kë bëhet fjalë. Clara Chia Marti është një vajzë 23-vjeçare që punonte si kamariere në një event të organizuar nga kompania e Pique, Kosmos.

Ky është vendi ku ata u takuan, gjë që do të sugjeronte se lidhja e tyre filloi shumë përpara se ndarja mes tij dhe Shakirës të ndodhte në qershor.

Chia Marti është gjithashtu një studente për marrëdhëniet me publikun dhe The Sun sugjeron se dyshja ka bërë përpjekje ekstreme për ta mbajtur të fshehtë lidhjen. Kjo supozohet të jetë edhe arsyeja pse ajo ka fshirë gjithë profilet e saj në rrjetet sociale.

Burimi: Marca