
Pas ngjarjes barbare, ku u sulmua autori dhe partizani i fjalës së lirë, Salman Rushdie në një leksion letërsie të mbajtur në New York, të famshëm dhe jo vetëm reaguan të tronditur. Mes tyre ishte edhe autorja e sagës “Harry Potter”, Joanne Rowling, e njohur si J.K.Rowling.
Ajo u shpreh e trishtuar prej sulmit kundrejt Salman Rushdie dhe uroi që ai të ishte mirë, përmes një postimi në Twitter, por nuk vonoi shumë dhe një mbështetës i sulmit ndaj autorit, replikoi duke thënë: “Mos u shqetëso, e ke ti radhën”.
.@TwitterSupport any chance of some support? pic.twitter.com/AoeCzmTKaU
— J.K. Rowling (@jk_rowling) August 13, 2022
Rowling menjëherë i bëri tag llogarisë përgjegjëse për suport, duke thënë: “Ka ndonjë mundësi për suport?” dhe më vonë, përditësoi fansat duke i falenderuar dhe duke i njoftuar se në çështjen e kërcënimit është përfshirë edhe policia.
Për sa i përket gjendjes së Salman Rushdie, ai është nën përkujdesin e mjekëve dhe thuhet se për shkak të goditjes me thikë në pjesën e qafës, mund të humbasë syrin. Gjithashtu, për momentin nuk mund të flaës, si dhe i janë dëmtuar nervat e krahut dhe mëlçisë.
Rushdie, prej vitesh tashmë është nën shënjestrën e ekstremistëve, pas botimit të veprës “Vargjet Satanike”, të cilën shumë prej besimtarëve myslimanë e kanë konsideruar blasfemi. Sulmi ndaj tij konsiderohet një regres i jashtëzakonshëm për fjalën e lirë dhe ka lënë të shokuar njerëzit anembanë botës.
Artikuj të sugjeruar: