Nëse ishit të shqetësuar për zemrën e thyer të Pete Davidson: Ju njoftojmë se është në shoqëri të mirë dhe këshilla akoma më të mira. Pas Marta Steëart, klubit të fansave të Pete i është bashkuar edhe Orlando Bloom. Ky i fundit madje, nuk i ka kursyer as këshillat që mund të ndjekë për një rikthim të mundshëm me Kim Kardashian.
Në fakt, si çdo këshillë tjetër edhe kjo e Bloom lë vend për diskutim, por si fillim dëgjojeni.
"Orlando dhe Pete janë afruar shumë me njëri-tjetrin kohët e fundit dhe komediani është ndjerë komod për t'i treguar gjithçka ka ndodhur aktorit. Këshilla e vetme që Bloom i jep është "të fokusohet tek vetja dhe të merret gjatë gjithë kohës me veten. Pas kësaj, Pete mund ta ketë edhe më të lehtë ta bëj sërish Kim-in për vete."- është shprehur një burim pranë dyshes.
Pra, sipas aktorit, Davidson duhet t'i japë pak kohë dhe hapësirë Kim-it sepse vetëm kështu mund të reflekojnë dhe të rinisin romancën, sigurisht është e shkruar që kjo të ndodhë.
Me siguri, Orlando ka parasysh historinë e tij me Katy Perry, me të cilën shumë kohë më parë lidh për t'u ndarë e më pas për t'u rikthyer njëherë e mirë. Sot, dyshja janë prindër të një vogëlusheje prandaj kujt më shumë se Bloom mund t'i besojmë për një rikthim?
- Ndarja Kim - Pete nuk ishte e papritur, edhe pse askush nuk e priste
- Sa janë gjasat që dyshja më e përfolur e momentit, të bashkohet përsëri?
- Kanye West reagon për ndarjen e Kim dhe Pete dhe me një postim vret dy zogj
- Nisur nga ndarja e Kim me Pete: 6 shenja që tregojnë se ai nuk është mjaftueshëm i pjekur
- Kaq e patën! Ndahen Kim Kardashian dhe Pete Davidson
Burimi: Cosmopolitan